0Pjesëmarrësit rusë të garës automobilistike po vazhdojnë të ruajnë pozita prej liderësh në rally-n "Dakar-2010", i cili po zhvillohet në territoret e Argjentinës dhe Kilit. Tre ekuipazhet e ekipit përfaqësues rus me kamionë të modelit "KAMAZ-master" zunë tre vendet e para në etapën e 6-të të itinerarit Antafagasta-Iquique, që përfundoi të enjten në mbrëmje. Fitoren e 5-të në rally-n "Dakar" dhe të 52-ën në karrierën e vet e korri ekuipazhi i Vladimir Çaginit. Distancën me gjatësi gati 600 kilometra "KAMAZ-i" i Vladimir Çaginit e përshkoi për 4 orë, 55 minuta, 22 sekonda. Me 12 minuta mbeti pas tij kamioni i Firdaus Kabirovit, ndërsa i treti arriti në finish Ilgizar Mardejev. Në kuafilikimin e përgjithshëm ekipor mbas 6 etapash ata vazhdojnë të ruajnë pozita prej liderësh në klasin e vet. Midis pjesëmarrësve të garës automobilistike me xhipa fuoristradë më i miri është spanjolli Carlos Sainz Cenamor. Ndër motoçiklistët në vend të parë kryeson gjithashtu spanjolli Marc Coma. Duam t'ju kujtojmë, se tashmë për të dytin vit me radhë rally më i prestigjshëm, tejet i rrezikshëm dhe mjaft spektakolar i planetit po zhvillohet larg Dakarit të vërtetë afrikan-në Amerikën Latine. Por dramatizmi i tij nga ky fakt, me sa duket nga të gjitha, nuk u minimizua aspak. Kjo është një nga rrugët më të vështira në historinë e rally-t "Dakar": 9 mijë kilometra nëpër rrugë shkretëtire pa jetë dhe rrugësh malore të Argjentinës dhe Kilit-nga Oqeani Atlantik deri në Oqeanin Paqësor dhe anasjelltas. Më 2 janar startuan nga Buenos Aires rreth 400 kamionë, automabila të lehtë, motoçikleta dhe kuadroçikleta nga 50 vende të botës. Rusinë tradicionalisht e përfaqëson ekipi "KAMAZ-master", i cili aktualisht është fitues 8-herësh i rally- t "Dakar". Më 8 janar fillon etapa e radhës e rally-t "Dakar-2010". Në sektorin e parë të rrugës automobilistëve do tu duhet të përshkojnë disa duna jo të mëdha, ndërsa më pas ata i pret sprova kryesore e ditës-rreth 3 kilometra zonash kripore, gjë kjo që do të kërkojë nga pjesëmarrësit e garës një koncentrim, përqendrim shumë të madh dhe ulje të qenësishme të shpejtësisë. Më pas sportistët i presin rrugë të shpejta e të hapura ranore në drejtim të vendndodhjes së pikës së njohur turistike në Antafagasta. Atje ata do të pushojnë deri ditën e dielë. Ndërsa do të përfundojë rally më 17 janar në Buenos Aires, ku dhe do të zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimeve fituesve të kësaj gare të prestigjshme automobilistike.