0Zëdhënësi i Dumës Shtetërore të Rusisë Boris Grrizllov e vlerëson si hap armiqësor dekretin e Presidentit të Ukrainës Viktor Jushenkos për nderimin e ushtarëve ukrainas, të cilët luftuan në vitet e Luftës së Parë Botërore në anën e trupave Austro-Hungareze kundër Rusisë. Presidenti i Ukrainës lëshoi urdhëresën për festimin e 95 vjetori të fitores së njësive ushtarake ukrainase të ushtrisë austriake në malin Makivka të Karpateve. Ky nuk është aspak hapi i tillë i parë i Presidentit ukrainas, i cili për shkak të koniukturës politike momentale vazhdon të imponojë kursin e rishikimit të historisë së përgjithshme, deklaroi Boris Grrizllov.