Terroristët në Kaukazin e Veriut duhet të asgjesohen dhe kjo duhet bërë në mënyrë të pamëshirshme dhe sistematike, pasi për fat të keq, banda ilegale ekzistojnë ende, deklaroi Dimitri Medvediev në takimin me drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurimit Aleksandër Bortnikov. Presidenti e ngarkoi atë me detyrën që të veprojë në kooperim me kolegët nga MPB dhe strukturat e tjera. Sipas fjalëve të Medvedievit, duhet gjithashtu të krijohen kushte normale jetese për popullsinë e republikave  jugore. Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurimit  njoftoi se sistemi i luftës kundër banditëve në Kaukazin e Veriut është krijuar tashmë dhe do të fillojë të funksionojë efektivisht. Bortnikov i raportoi gjithashtu Presidentit, se akti terrorist në Mahaçkalla është punë e duarve të anëtarëve të grupimit terrorist të Amallat Magomedovit, njërit prej liderëve të guerrilasve vendas që u vra gjatë operacionit special në fund të dhjetorit.