0Tenisti rus Nikollai Davidenko u bë gjysmëfinalisti i fundit i turneut të tenisit që po zhvillohet në Doha. Të enjten në çerekfinale rusi, që renditej i treti në këtë turne, mundi në dy sete kroatin Ivo Karlloviç. Kundërshtari tjetër i radhës i Davidenkos do të jetë zviceriani Roger Federer.