0Valeri Gergiev. Një nga dirigjentët më karizmatikë bashkëkohorë. I papërmbajtur, i furishëm, demonik. Atë e cilësojnë si mik shumë të afërt të Vladimir Putinit. Në sferën e muzikës atë jo rrallëherë e quajnë "mbret", kurse në shtyp bile e kanë pagëzuar me emrin "Valeri i Parë"... "Këto të gjitha, sigurisht, janë shakara. Unë nuk jam mbret dhe as Rasputini, shprehet Gergiev. - Kurse në të vërtetë mbretëron vetëm muzika". Aktualisht Valeri Gergiev është Udhëheqës artistik dhe drejtor i Teatrit Mariinski. Artist i Popullit i Rusisë. Ndërkohë që duhet thënë se në fëmijëri Valerin disa herë refuzuan ta pranonin në shkollën e muzikës. Në vend që të përmbushte sakt detyrat e komisionit të pranimit, ai fantazonte mbi për temat që dëgjonte. Në moshën 23 vjeçare fitoi konkursin e dirigjentëve me emër të Herbert von Karajan-it në Berlin, kurse në moshën 35 vjeçare ai u zgjodh në postin e Udhëheqësit artistik të trupës operistike të Teatrit Mariinski. Valeri Gergiev është me prejardhje osetiniane, megjithëse ka lindur në Moskë. Ai u rrit në Orxhonikixe (Vladikaukazi i tanishëm) në Osetinë e Veriut. Bashkëshortja dhe fëmijët e tij, dy djem dhe një vajzë, jetojnë akoma edhe tani atje. Tani ai është 56 vjeç. Gjithmonë punon nga 20 orë në ditë, zhvillon mbledhje natën në barin e tij të preferuar peterburgas, kurse pastaj në 10 të mëngjesit shkon në teatër për të bërë provat e një prej operave epike. Njëherë ai në të njëjtën ditë dirigjoi tre orkestra të ndryshme në tre vende të ndryshme të botës. Dhe vetë fakti, që ai debutoi me orkestrën e vet të "dytë"- atë Simfonike të Londrës - në festivalin muzikor në Londër, nuk mundi ta pengonte atë që pas 24 orësh të vinte në Osetinë e Jugut. Në Chinvalin e shkatërruar nga lufta ai dirigjoi orkestrën e Teatrit Mariinski përpara mijëra njërëzve të mbijetuar pas sulmit ushtarak gjeorgjian. Synimi kryesor i dirigjentit është shndërrimi i trupës së Teatrit Mariinski në trupën më të mirë të botës.