0Mbi krijimin e sistemit unik energjetik, i cili do të lidhë me rrjet kabllor nënujor kapacitetet prodhuese energjetike të gjeneratës e re në rajonin e Detit të Veriut, shpallën 9 shtete të Europës veriperëndimore. Siç njoftoi Përfaqësuesi i Komisionit Europian, në këtë mënyrë do të lidhen parqet e përftimit të energjisë nga shfrytëzimi i erës, hidrocentralet dhe stacionet që punojnë me energjinë e përftuar nga baticat detare. Në përgjithësi, Deti i Veriut dhe zonat e tij offshore duhet të bëhen zemra energjetike e BE, të bazuar në teknologjitë energjetike alternative dhe të rikuperueshme, vënë në dukje në Bruksel.