Shpikjen më të dobishme në historinë e njerëzimit rusët konsiderojnë rrotën. Kështu mendojnë 21% nga 3 mijë qytetarët rusë të anketuar me porosi të botimit “Vedomosti” nga qendra studimore e portalit Superjob.ru, që u zhvillua nga datat 5 deri në 9 nëntor në të gjitha qarqet federale të vendit. Në pesëshen e shpikjeve më të rëndësishme, duke gjykuar nga përgjigjet e respondentëve, u renditën elektriciteti, për të cilin votoi një në çdo 10 veta (10% e rusëve), Interneti (8%), kompjuteri (7%) dhe telefoni (6%). Në numrin e shpikjeve të domosdoshme që nuk arritën të kapnin as shifrën 2% ishin: llampa e zakonshme elektrike, radio, ujësjellësi dhe kanalizimi, tipografia, penicilina, aeroplani, televizioni, automatiku Kallashnikov, baruti, alkooli, motorri, metroja dhe shumë e shumë të tjera.

Shumë banorë të Odesës i vuri në mendime fenomeni i jashtëzakonshëm natyror: në mes të dimrit në shumë rajone të qytetit në qiell papritur e pa kujtuar u shpërndanë lakuriqët e natës. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, këto gjallesa me duar në formë krahësh u sollën vërdallë në ajër si me përtim, "dukeshin si në gjendje mjaft të topitur", bile disa prej tyre nuk mundën ta përballonin dot një provë të tillë. Biologu vendas Valentin Nikollaev mendon, se lakuriqët e natës, është më se e qartë që i ka çorientuar moti. Në Odesë dhe në zonat periferike të saj, për një kohë të gjatë ka mbajtur mot me ngrica, të cilat papritur u zëvendësuan nga moti relativisht i ngrohtë me temperaturë deri në + 7 º C. Kafshët u zgjuan nga gjumi i dimrit, dolën nga strehimet e tyre dhe fluturuan. ( E tmerrshme!!!)

Numri në rritje i llojeve të tilla të sporteve dimërore, si rrëshqitja me snowboarding në stil të lirë ose shëtitja me slita bore, kërcënojnë mbijetesën e kafshëve të egra në rajonet malore. Autoritetet federale së bashku me grupet e ambientalistëve, bashkëpunëtorët e sektorëve të turizmit dhe infrastrukturës filluan një fushatë informimi, e cila mund të përhapet nëpër gjithë rajonin e alpeve Europiane. I gjithë problemi konsiston në atë, se kushte të vështira për kafshët krijojnë pikërisht veprimet e paparashikueshme të njeriut, shumëllojshmëria e tyre. Reagimi instiktiv i kafshëve është largimi me vrap gjatë shfaqjes së njeriut. Ndërsa për këtë nevojitet energji e madhe fizike-që të vraposh nëpër shtresat e trasha të dëborës dhe në temperatura të ulëta.

Në gjithë botën në vitin 2009 u shitën gjithsej 205 milionë televizorë me shumë të përgjithshme prej 101 miliardë dollarësh. Kjo është përafërsisht 10 % më pak se treguesit e vitit 2008, kur fitimi përbëri 112 miliardë dollarë. Për këtë shkruan Internet- blogu i teknologjive TechCrunch me referim tek studimet e kompanisë Display Search. Gjatë kësaj 69 % e fitimeve nga shitjet e televizorëve u ranë TV me ekran LCD. Në vitin 2010, siç pritet, ky tregues do të rritet deri në 78 %. Sipas parashikimeve të DisplaySearch, në vitin 2010 hedhjet e përgjithshme në treg të televizorëve do të rriten deri në 218 miliardë të tillë. Prej tyre 171 milionë do të jenë TV me ekran LCD.

Francën, në kuptimin e drejtëprejtë të fjalës, e  përmbyti vala e shampanjës së lirë. Prodhuesit po përpiqen të përfitojnë nga ndryshimet e tendencave, preferencave të konsumatorëve dhe provokojnë uljen më të madhe për këto 10 vitet e fundit të çmimeve të shampanjës, njofton agjencia Bloomberg. Gjatë 10 viteve të fundit prodhuesit francezë me shumë kujdes, por në mënyrë këmbëngulëse kanë ngritur çmimet e shampanjës, duke u përpjekur të rrisin në këtë mënyrë prestigjin e markës, brandit dhe të nxjerrin, të spostojnë nga tregu analogët më të lirë, për shembull Cava spanjolle dhe Prosecco italian. Kurse aktualisht supermarketet franceze janë mbushur plot e përplot me verëra të reja të gazuara me çmime të lira, meqenëse në kohë krize blerësit janë bërë shumë më kursimtarë.