0Presidenti i SHBA-s Barak Obama e pranoi, se zbulimi amerikan nuk mundi të reagojë në mënyrë adekuate ndaj informacionit të marrë paralajmërues për përgatitjen e hedhjes në erë të avionit mbi Detroit. Siç njofton korporata britanike radiotelevizive BBC, për këtë Presidenti amerikan njoftoi pasi këshilltarët për çështjet e sigurimit e informuan atë mbi ecurinë e hetimit të tentativës për të hedhur në erë avionin mbi Detroit. Barak Obama mendon, se shërbimet speciale nuk mundën të sintetizonin të gjitha të dhënat që ata dispononin në lidhje me këtë fakt.