Shkarko audiofailin


7 të vrarë dhe më tepër se 10 të plagosur-i tillë është rezultati i trishtueshëm, tejet pikëllues i sulmit të ndërmarrë prej guerrilasve ndaj shërbimit të patrullës rrugore në Mahaçkalla. Shpërthimi buçiti në mometin kur në regjimentin e Inspektoriatit automobilistik shtetëror të qytetit po përfundonte ndërrimi i njësive patrulluese. Terroristi kamikaze, i cili iu afrua portave të vendit të dislokimit të batalionit me një makinë të minuar me një masë të madhe eksplozivi, u përpoq të çante brenda territorit të milicisë, por në momentin e fundit goditjen e mori mbi vete ekipit special i zjarrit. Bashkëpunëtorët e grupit të posaçëm, që sapo dolën nga portat e hapura, pasi vunë re makinën e dyshimtë i dhanë gaz automjetit të vet dhe e përplasën atë me makinën e kamikazes. Si rezultat i këtij veprimi ushtoi një shpërthim i fuqishëm. Me çmimin e jetës së vet milicët parandaluan çarjen e rrugës nga ana e terroristit drejt vendit ku po bëhej rreshtimi i mëngjesit i efektivit të batalionit dhe shmangën aktin terrorist që mund të sillte me vete një numër shumë më të madh viktimash. Sipas të dhënave paraprake, fuqia e shpërthimit të mekanizmit të vënë në veprim, përbëri nga 50 deri në 70 kilogramë në ekuivalent tritoli. Nga vala e shpërthimit dhe submunicionet goditëse me të cilat ishte pajisur mekanizmi shpërthyes, në një rreze veprimi prej 300 metrash u thyen xhamat e dyqaneve dhe shtëpive përqark. Dëmtime të rënda pësuan automjetet e parkuara aty pranë dhe godina e njësisë së dezhurnit. Në vetë vendin e shpërthimit u krijua një gropë e madhe, kurse nga makina e terroristit nuk mbeti praktikisht asnjë fragment. Në lidhje me aktin terrorist në kryeqytetin e Dagestanit, Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev zhvilloi një bisedë me krerët e MPB dhe Shërbimit Federal të Sigurimit, përkatësisht, Rashid Nurgalijev dhe Aleksandër Bortnikov. Presidenti i ngarkoi krerët e këtyre dikastereve me detyrën që të zhvillojnënjë hetim të hollësishëm të rrethanave të aktit terrorist në Mahaçkalla dhe të përforcojnë kontrollin ndaj situatës në Kaukazin e Veriut.