0Treni luksoz "Jantar" numur 30/29, që po udhëtonte sipas itinerarit Kaliningrad-Moskë, u ndalua gjatë rrugës për shkak të rrezikut kërcënues të një akti terrorist dhe për këtë arsye mbërriti në kryeqytetin rus me një orë e gjysëm vonesë. Trenin në platformën e stacionit Bjellorusskij e priti njësia e Repartit të destinacionit të posaçëm OMON, bashkëpunëtorët e milicisë si dhe kinologët (instruktorët me qen të stërvitur), të cilët po kontrollojnë vagonat e trenit. Të gjithë pasagjerët e trenit u evakuuan në stacionin më të afërt në qytetin Bjellorus Orsha për shkak të rrezikut kërcënues të hedhjes së tij në erë. Organet e ruajtjes së rendit tashmë e identifikuan keqdashësin, i cili njoftoi për vendosjen e bombës në trenin që udhëtonte me itinerar Kaliningrad-Moskë, për shkak të të cilit treni qendroi më shumë se dy orë në Bjellorusi dhe më tepër se 400 pasagjerë u desh të evakuohen.