Ndërtimi i pjesës më të madhe të objekteve olimpike po shkon sipas grafikut të planifikuar, njoftoi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në mbledhjen e zhvilluar përkatësisht çështjeve që kanë të bëjnë me realizimin e programit të ndërtimit të objekteve olimpike në Soçi. Presidenti vuri në dukje, se aty nga shtatori i vitit 2012 duhet të përfundojë ndërtimi i të gjitha objekteve të infrastrukturës së transportit dhe asaj inxhinierike, kurse në korrik të vitit 2013-i të gjitha objekteve sportive. "Dhe, dua të shtoj, se në disa nga këto objekte sportive në fund të vitit 2012 duhet të fillojnë garat e testimeve paraolimpike", deklaroi Dimitri Medvediev.