Teleskopi kozmik “Kepler” zbuloi 5 planete të reja jashtë kufijve të sistemit Diellor. Siç njoftoi gazeta britanike “The Times”, trupat qiellorë janë shumë më të mëdhenj se Toka dhe për nga përmasat e veta ato mund të krahasohen me Jupiterin apo Neptunin. Temperatura e sipërfaqes në këto gjigandë është kaq e lartë, sa që përjashtohet ekzistenca e jetës në to. Teleskopi “Kepler” është pjesë e observatorit kozmik të NASA-s. Atë e përdorin për kërkimin e planetëve jashtë sistemit Diellor.