0Mot i pazakontë po mban në shumë rajone të Hemisferës Veriore, duke krijuar kështu kaos nëpër rrugë, çrregullime në sistemin e ngrohjes së ambienteve dhe në furnizimet e disa rajoneve me produkte ushqimore. Ngrica të mëdha po mbajnë në hapësirën gjigande nga Japonia dhe Kina në Lindje deri në Europën Perëndimore dhe në rajonet veriore të SHBA në Perëndim. Rreshjet e dendura të dëborës arritën edhe në Korenë e Jugut, Kinë e SHBA. Ndërsa në shumë rajone të Hemisferës Jugore po bien shira të rrëmbyeshëm, gjë kjo që po çon në përmbytje të mëdha. Siç  shkruan gazeta e Londrës "The Times" një mot i tillë kaq i papritur është pasojë e ndryshimeve të klimës së planetit.