0Presidenti i Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv rusishtfolës TV Publik të Gjeorgjisë e quajti gjuhën ruse " një plast të rëndësishëm të kulturës dhe civilizimit". Kanali televiziv i quajtur "Pervij Kavkazskij ("I parë Kaukazian") filloi transmetimet në 1 janar- tani për tani në regjimin-internet, ndërsa nga mezi i janarit do të fillojë transmetimet e drejtëpërdrejta nëpërmjet satelitit dhe do të shikohet në të gjithë territorin e Gjeorgjisë  si dhe në vende të tjera të botës. Mihaill Saakashvili u shpreh, se dukja e kanalit televiziv në gjuhën ruse "është shumë e rëndësishme për Gjeorgjinë, sepse ne nuk duhet të humbasim gjuhën ruse, e cila na bashkon me popujt e Rusisë".