0Ukraina, e cila ra në ujdi me Europën për bashkëpunim në sferën e gazit, nuk duhet të harrojë gjatë kësaj edhe për vendin, i cili nxjerr gaz për të - Rusinë, deklaroi Kryetari i Parlamntit ukrainas Vladimir Litvin. Ai propozon rikthimin tek ideja e formimit të konsorciumit gaztransportues "Ukrainë-Rusi-Europë", të hedhur poshtë më parë nga Presidenti Viktor Jushenko. Sipas fjalëve të Vladimir Litvinit, pjesëmarrësit e konsorciumit duhet të japin kontributin e vet në punën e përbashkët: Federata Ruse siguron gazin, Europa- teknologjitë, teknikën dhe pajisjet më të reja kurse Ukraina- sistemin e transportimit të gazit.