Ekuipazhi rus i Vladimir Çaginit me automjetin "KAMAZ" vazhdon të ruajë pozitën kryesuese edhe pas etapës së tretë të rally-it "Dakar-2010". Vendin e dytë në këtë etapë e zuri gjithashtu përfaqësuesi i skuadrës përfaqësuese të Rusisë Firdaus Kabirov. I treti arriti në finishin e etapës së tretë braziliani Andre de Azevedo me kamionin e markës "Tatra". Ky rally i prestigjshëm po zhvillohet në Amerikën e Jugut për të dytin vit me radhë.