Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko nënshkroi ligjet mbi ratifikimin e marrëveshjeve të përfunduara në kuadrin e krijimit të Bashkimit Doganor me Rusinë dhe Kazakistanin. Marrëveshja parashikon anulimin e kufizimeve doganore në tregti. Organizimi i Bashkimit presupozon krijimin e tregut të përbashkët për tre vendet me popullsi mbi më tepër se 165 milionë veta. Dëshirën e tyre për tu bashkuar në perspektivë me të e shfaqën edhe dy shtete të tjera - Kirgizia dhe Taxhikistani.