Bobsleistes ruse Irina Skvorcovas i bënë edhe një operacion tjetër për transplantimin e lëkurës. Siç mendojnë mjekët, pas tij ndoshta dhe mund të thuhet më me siguri se ç'shanse ekzistojnë për ti ruajtur këmbën sportistes. Çështja që ka të bëjë me amputimin e këmbës vazhdon të mbetet e hapur për kirurgët. Skvorcova mori trauma shumë të rënda gjatë kohës së zhvillimit të stërvitjes në qytezën gjermane Koenigsee më 23 nëntor. Me "dyshen" e femrave të përfaqësueses së Rusisë, që u lëshua në track për shkak të gabimit të gjyqtarit kur regëtinte drita kuqe, u përplas bolidi rus i meshkujve.