Niveli i optimizmit të rusëve po i rikthehet treguesve të parakrizës. Në këtë përfundim arritën sociologët, duke iu referuar rezultateve të sondazhit të shërbimit “Bashkirova dhe partenerët”. Kështu, 28 % e të të anketuarve janë të sigurtë se viti 2010 do të jetë për Rusinë më i mirë se ai që përfundoi. Ky tregues është më i lartë se sa ai i nëntorit të vitit 2009, kur përmirësime priteshin vetëm nga 17% e respondentëve krahasuar me të dhënat e fillimit të vitit 2008, kur për kohëra më të mira shpresonin 33% e të të anketuarëve.