Allsy. Famën, popullaritetin ajo e fitoi menjëherë pas interpretimit të këngës "Ëndërra dimërore". Atëhere ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Zëri i saj i ulët, zë kraharori me intonacione të prekshme, ndjesihollë dhe melodia melankolike mjaft prekëse shpirtërore ua fitoi vetëtimthi zemrat dëgjuesve rusë. Ndërsa e bëri përfundimisht për vete publikun clipi i saj i realizuar mbi bazë të këngës së sipërpërmendur sipas videoversionit bashkëkohor "Lolita" të shkrimtarit Vladimir Nabokov.
Në vitin 2000 Allsy përfaqësoi Rusinë në konkursin ndërkombëtar "Eurovision", i cili u zhvillua në Stokholm. Këngëtarja 16 vjeçare, që ishte një ndër më të rejat midis pjesëmarrësve të konkursit, zuri vendin e dytë. Deri përpara fitores së Dima Bilan në vitin 2008, vendi i II-të i Allsy-së ishte arritja më e madhe e Rusisë në historinë e festivalit "Eurovision".
Që nga ajo kohë kaluan 9 vjet. Këngëtarja, si dhe më parë, ndodhet në kulmin e popullaritetit të vet. Ajo ka përshkuar me koncerte solo gjithë Rusinë dhe vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Ka qenë me turne edhe jashtë shtetit. Ka regjistruar një numër të madh CD në anglisht dhe rusisht.
Për nga nacionaliteti i vet Allsu është tartare, ndërsa përkatësisht besimit fetar-myslimane. Gjithmonë përpara se të dalë në skenë ajo këndon me zë të ulët, për veten, lutjen në gjuhën arabe, të cilën ia ka mësuar asaj gjyshja. Allsu lindi në qytetin Bugulme të republikës së Tartarstanit. Së bashku me prindërit ka jetuar në veri, në qytetin e naftëtarëve Kogallim. Kur babai i Allsusë u bë nënpresident i koncernit të naftës "Lukoil" familja u vendos me banim në Moskë.
Në Rusi Allsu mbaroi vetëm tre klasë, ndërsa më pas prindërit e nisën atë për studime në Angli. Vajza shkollën e bëri në Londër, ndërsa i vazhdoi studimet e larta në Akademinë ruse të Artit Teatral.
Allsy ka bërë një seri fotografish, fotosesion, mund të thuhet, mjaft pikant, provokues për disa revista për meshkuj. Bukuria e saj tronditëse, impresionuese, e falur nga natyra, në kombinim me koloritin e spikatur oriental i çmend fare adhuruesit e saj të shumtë. Ata e ndjekin këngëtaren "këmba-këmbës" edhe në jetë, edhe në Internet. Mjafoi vetëm që ajo të hidhte njëherë fjalën në një nga intervistat e veta se nuk ka ende një të zgjedhur të zemrës, kur mijëra djem të rinj pa mënuar aspak filluan ti bëjnë asaj propozime për martesë. Allsusë iu desh pas kësaj të dyfishojë numrin e bodyguard-ve të vet.
4 vite më pas këngëtarja u martua me biznesmenin Jan Abramov. Dasma e tyre u bë me salltanete e luks të madh. Në ceremoninë martesore u mblodh i gjithë beau monde rus. Allsu ka lindur tashmë sy vajza, por bashkëshorti i saj, Jani, ëndërron për një djalë. Edhe vetë Allsu dëshiron të ketë një familje të madhe. Sipas fjalëve të këngëtares, lindja e fëmijëve e bën familjen më të konsoliduar, më të fortë, më të bashkuar, që është një ndër gjërat më kryesore për të.
E megjithatë puna për Allsunë mbetet, si dhe më parë, tejet e rëndësishme. Vetëm një muaj pas lindjes së fëmijës së dytë këngëtarja ia hyri punës për vazhdimin e veprimtarisë koncertale. Vërtet, bashkëshorti ia ka ndaluar asaj debutimin dhe pjesëmarrjen në mbrëmjet korporative, në të cilat biznesmenët preferojnë të ftojnë yjet e muzikës së lehtë.
Në skenë Allsu është përherë tej mase elegante, megjithëse në jetën e përditshme preferon të vishet me xhinse. "Në skenë më pëlqen ti përmbahem stilit glamour, të vesh taka të larta", - deklaron këngëtarja. Skicat e kostumeve ajo i shpik vetë, ndërsa më pas mbi bazë të tyre qepen fustanet për të. Por një ide megjithatë i ka mbetur e parealizuar në jetë asaj. "E kam ëndërr një fustan të punuar fund e krye me kristale nga Swarowsky dhe do t'ia bëj patjetër ndonjëherë dhuratë vetes një të tillë".