Pritjet kryesore të kompanisë "General Motors" për vitin 2010 në tregun rus të automobilave janë të lidhura me zgjerimin e serisë së modeleve të automjeteve në uzinën e Shën Peterburgut. Kjo do të ndodhë për llogari të modifikimit të ri të modelit "Opel Astra". Vitin e kaluar kompania hodhi në prodhim modelin e ri " Chevrolet Cruz", që montohet në uzinat në skaje të ndryshme të botës, ndër të tjera edhe në Rusi. Uzina e "General Motors"në Shën Peterburg planifikon të prodhojë rreth 60 mijë automobila në vit.