Franca e hedh poshtë ultimatumin e Iranit drejtuar "gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë, deklaroi në intervistën e vet televizive ministri i punëve të jashtme të Francës Bernard Kouchner, gjatë komentimit të thënieve të Kreut të MPJ të Iranit Manouchehr Mottaki mbi atë, se Teherani i jep "gjashtëshes" një muaj kohë me qëllim që të pranojë planin e propozuar nga ai përkatësisht blerjes së lëndës djegëse bërthamore jashtë shtetit për reaktorin e tij studimor, përndryshe Irani do të ndërmarrë vetë pasurimin e uraniumit në vend. Politika e Teheranit në sferën bërthamore i shërben rritjes së destabilitetit në rajon, mendon Ministri francez i mbrojtjes Hervé Morin.