Bobsleisten ruse Irina Skorcova, e cila mori trauma serioze gjatë stërvitjes në trasë në Gjermani, do ta operojnë sërish. Të shtunën mjekët e klinikës në Mynih, ku ndodhet e shtruar sportistja, i bënë asaj transplantimin e indeve në këmbën e djathtë. Transplantimi i parë iu bë asaj më 30 dhjetor. Deri përpara kësaj ruses i kanë bërë 9 operacione me qëllim që ti ruajnë këmbën, gjë pas së cilës ajo u zhyt në komë artificiale. Skvorcova mori trauma të rënda më 23 nëntor përpara fillimit të etapës së dytë të Kupës së Europës, kur për shkak të gabimit të gjyqtarit në trasë në qytetin gjerman Kënigze u përplasën dy bobët-ai i femrave dhe i meshkujve të skuadrës përfaqësuese të Rusisë. Federata e Bobsleit dhe Skeletonit e Federatës Ruse kërkon hetimin e hollësishëm të aksidentit që ndodhi me Skvorcovën.