0Katolikët rusë po e përfundojnë këtë vit me liturgji dhe mesha mirënjohjeje. Sekretari i përgjithshëm i Konferencës të peshkopëve katolikë të Rusisë, prifti Igor Kavaleveskij uroi qytetarët rusë me rastin e Vitit të Ri, kurse orthodhoksët me afrimin e Krishtlindjeve të tyre. Ai u uroi të gjithë bashkatdhetarëve gëzim, sepse dhe Viti i Ri dhe Krishtlindjet janë mbi të gjitha festa gëzimi dhe "bekimi bujar nga ana e Perëndisë".