0Në ekuipazhin e anijes "Saint James" të marrë peng nga piratët, tre ishin rusë, duke përfshirë edhe kapitenin e anijes, konfirmoi MPJ të Rusisë. Më 18 dhjetor nga piratët somalezë në gjirin e Adenit u mor peng anija-cisternë "Saint-James Park", e cila po lundronte nga Spanja në Tailnadë nën flamurin e Britanisë së Madhe. Kompania pronare e anijes po përpiqet aktivisht për të vendosur kontakte me rrëmbyesit në mënyrë që të fillojë negociatat për lirimin e anijes dhe ekuipazhit, njoftuan në MPJ të Federatës Ruse.