0Viti i ri po marshon tashmë në gjithë Rusinë. Për shkak të shtrirjes së vendit në breza të ndryshëm kohorë, rusët do ta presin Vitin e Ri 11 herë. Urimin tradicional të Presidentit me rastin e Vitit të Ri ata do ta shikojnë dhe dëgjojnë më 12:00 të natës, sipas orën lokale të vendit. Dimitri Medvediev vuri në dukje, se viti në përfundim nuk ishte aspak i thjeshtë për jetën e vendit dhe i falenderoi bashkëqytetarët për faktin, se ata ditën "të përballojnë goditjen dhe të kapërcejnë vështirësitë". Lideri rus kujtoi, se po afron 65 vjetori i Fitores së Madhe dhe bëri thirrje për tu kujdesur për ata që kontribuan në arritjen e fitores. Dimitri Medvediev u uroi qytetarëve realizimin e ëndërrave të tyre më sakrale.