Shkarko audiofailin


Urimet e Presidentit të Rusisë me rastin e Vitit të Ri. "Të nderuar qytetarë të Rusisë! Të dashur miq! Në këtë natë të mrekullueshme feste unë kam rezervuar disa minuta të veçanta për t'iu drejtuar çdonjërit nga ju me urimet e rastit. 2009 nuk ishte vit aspak i lehtë për vendin tonë. Dhe, para së gjithash, dua t'ju falenderoj të gjithëve ju për atë, se ne bashkarisht ditëm të përballojmë goditjen dhe të kapërcejmë vështirësitë. Ndërsa kjo do të thotë, se do të avancojmë përpara, do të krijojmë një shtet të fortë e bashkëkohor, do të ndërtojmë një ekonomi të qendrueshme dhe të mençur, do të bëjmë gjithçka të mundur me qëllim që jeta e çdo njeriu të bëhet më komode dhe më e parrezikshme. Po afrohet viti i 65 vjetorit të Fitores së Madhe. Obligimi ynë i përbashkët është përkujdesja për ata që luftuan për çlirimin tonë. Dhe ne duhet të jemi të denjë për këtë fitore. Neve do të na duhet të bëjmë ende shumë e shumë gjëra. Viti i Ri është një shans i ri që na jepet dhe ne nuk duhet ta humbasim atë. Suksesi i veprimeve tona varet nga çdonjëri prej nesh, nga ajo që do të bëjë gjithsecili nga ne për familjen e vet, për vendin e tij. Viti i Ri është një festë mjaft e dashur familjare. Sot ne mendojmë për njerëzit tanë më të afërt - për prindërit tanë, të cilëve u urojmë, para së gjithash, shëndet të fortë; për fëmijët tanë - neve ju duam shumë dhe lidhim me ju shpresa të mëdha. Dëshirojmë që ju të arrini të gjitha pikësynimet e shtruara përpara vetes në jetë dhe që të jeni të lumtur. Le të gjejnë realizim dëshirat tuaja më sakrale! Le t'ju rrethojnë përherë njerëzit më të afërt e më të shtrenjtë. Le të shkojë gjithçka mbarë e mirë për të gjithë ju! Qofshi të lumtur! Gëzuar Vitin e Ri 2010!