0 Kryeministri Vladimir Putin i dërgoi kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të "tetëshes" urimet me rastin e Vitit të Ri. Ai shprehu besimin, se viti 2010 do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e marrëdhënieve të vendeve tona. Duke uruar Barak Obamën, Vladimir Putin theksoi, se kohët e fundit marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë zhvilluar në mënyrë dinamike në një sërë fushash. Ai theksoi, se "është e rëndësishme gjithashtu të aktivizohen përpjekjet e përbashkëta për rregullimin e problemeve ndërkombëtare dhe atyre rajonale"