0Viti i Ri 2010 erdhi në Rusi. Të parët, sipas orës lokale të Moskës në 15:00 e pritën atë banorët e Kamçatkës, Çukotkës dhe kufitarët në pikën më lindore të vendit - në ishullin Ratmanov në ngushticën e Beringut. Kufitarët edhe natën e Vitit të Ri ruajnë kufijtë e Rusisë në ishullin, të cilin nga ishulli Krusenstern që i përket SHBA-së e ndan vetëm një ngushticë e vogël me gjerësi 4 kilometra. Pika kufitare në ishullin Ratmanov ndodhet praktikisht në "vijën e ndryshimit të datave"- në kufirin që ndan janarin nga dhjetori.