0Kërkesat e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ndalojnë furnizimet në Iran të materialeve bërthamore, duhet të respekohen nga të gjitha shtetet, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Rusisë Andrej Nesterenko. Ai njoftoi, se në Moskë po verifikojnë të dhënat mbi furnizimin e planifikuar nga Kazakistani të 1350 ton koncentrat uraniumi Iranit. Për këtë njoftuan disa masmedia perëndimore. Astana e përgënjeshtroi  informacionin e tyre duke theksuar në lidhje me këtë se Kazakistani gjithmonë i ka qëndruar besnik parimeve të mospërhapjes së armës bërthamore. Këto njoftime u përgënjeshtruan edhe në Teheran.