0Tenistët rusë Marat Safin dhe Anastasia Miskina u dekoruan me urdhëra. Në përputhje me dekretin e Presidentit Dimitri Medvediev, sportistët u nderuan me  dekorata "Për meritat në zhvillimin e sportit dhe punën e ndërgjegjshme shumëvjeçare". Gjatë 12 viteve Marat Safin fitoi 15 tituj në kategorinë individuale dhe 2 trofe në atë çift. Anastasia Miskina triumfoi në 10 turne në kategorinë individuale, 5 në atë çift, kurse në përbërjen e kombëtares së Rusisë dy herë fitoi Kupën e Federatës.