0Që nga 1 janari kryesia e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) do të kalojë nga Moldavia tek Rusia. Vëmendje kryesore gjatë kohës së kryesimit rus do tu kushtohet vendimeve në sferën e studimeve shkencore dhe teknologjive inovatore. Në samitin e BSHP-së në Kishinjov në tetor të vitit 2009 Moska paraqiti konceptin dhe planin e vet të aktiviteteve për realizim. Këto dokumente synojnë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëveprimit shumëdimensional në formatin e BSHP-së, rritjen e efektshmërisë praktike nga vendimet e marra në fushën e ekonomisë, emigracionit, energjetikës.