0Ekipi rus i "Kamaz-Master" po përfundon në Buenos-Aires përgatitjet e fundit përpara startit të realit ndërkombëtar "Dakar-2010", i cili do të zhvillohet më 2 janar. Gjatësia e trasesë sipas itinerarit Argjentinë-Çili, është ndarë në 14 etapa, që përbëjnë më shumë se 9000 km. Sipas mendimit të organizatorëve, udhëtimi me shpejtësi shumë të madhe nëpër male dhe hapësira të pabanuara të shkretëtirës Atakam do të jetë për ekuipazhet dhe teknikën provë e paparë.