0Lituania do të mbyllë elektrostacionin atomik të vetëm në vendet Balltike-Ignalinsk, njoftoi Ministria e Energjetikës e kësaj Republike. Lituania me ndërprerjen e punës së elektrostacionit atomik Ignalinsk, nga eksportuese do të shëndërrohet në importuese të energjisë elektrike. Më shumë se gjysma e kërkesës së vendit planifikohet të përmbushet për llogari të prodhimeve në centralet elektrike të zakonshme vendase. Pjesa tjetër do të duhet të importohet. Marrëveshjet në lidhje me këtë u nënshkruan me kompanitë e Bjellorusisë, Letonisë, Rusisë, Ukrainës, Estonisë. Mbyllja e centralit elektrik Ignalinsk ishte një prej kushteve të pranimit të Lituanisë në BE.