0"Gjithmonë ne presim Vitin e Ri, sepse kjo pritje ka lidhje në se jo me ndonjë mrekulli, atëherë me pritjen dhe shpresën si minimum të ndryshimeve, dhe ndryshimeve për mirë", u shpreh kryeministri Vladimir Putin në urimin e vet, që u transmetua nga kanalet televizive ruse. Ndërkaq ai mendon, se jeta nuk duhet të përbëhet vetëm nga festa, por duhet të jetë lëvizje, përpjekje drejt suksesit nëpërmjet vështirësive të shumta. "Urimi im qëndron në atë, që këto vështirësi të kenë karakter stërvitës praktik, dhe që sukseset tona të jenë të mëdha, dhe me të vërtetë të na çojnë drejt përmirësimit të jetës sonë në të gjitha drejtimet. Gëzuar Vitin e Ri!", tha Kreu i qeverisë ruse.