0Në Sahalin-ishull rus ky në brigjet lindore të Azisë-një ortek i madh dëbore është përplasur me një lokomotivë dhe një makinë të pastrimit të rrugëve nga dëbora. Të dëmtuar nuk ka. Lëvizja e trenave në vendngjarje është ndërprerë. Cikloni ka prekur ishullin Sahalin nga ana e Detit Japonez, në mëshirën e motit të keq ndodhen rajonet jugore dheato qendrore të ishullit. Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti i keq do të vazhdojë deri të shtunën. Pritet të ketë rreziqe nga orteqet e shumta të dëborës.