0Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ra dakort ndaj kërkesës së Kievit për të ulur deri në 2 miliardë dollarë kriteret e vlerësimeve të gjendjes së ekonomisë ukrainase, të cilat u parashikuan në fund të dhjetorit. Kjo e lejon Ukrainën të përdorë burimet që zotëron për realizimin e pagesave të jashtme në afatet e duhura (duke përfshirë pagesën për gazin), flitet në deklaratë. FMN vazhdon negociatat për krijimin e një buxheti të tillë për Ukrainën për vitin 2010, i cili do ta lejojë ekonominë ukrainase të eci drejt rrugës së rritjes së qëndrueshme. Që nga viti tjetër Rusia dhe Ukraina do të kalojnë në përdorimin e formulës së çmimeve të furnizimeve të gazit dhe formulën europiane për llogaritjen e tarifave të transitit.