Po ç'pamje ka jeta e përditshme e Rusisë së re, e cila u formua gjatë periudhës së çmimeve të larta të naftës? Një pyetje të tillë shtron revista "Itogi" ("Përfundimet"). Sociologët nga Universiteti Europian në Shën Peterburg studjuan tre aspekte kryesore: transformimin e strategjive jetësore, ndryshimin e kubaturës së shtëpisë dhe praktikave konsumatore si dhe novacionet e sjelljes seksuale. Objekt studimi u bë popullsia e qyteteve të mëdha, më saktë, pjesa më mobile dhe më e prirur për pranimin e ndryshimeve e saj - e ashtuquajtura klasë e mesme, e cila u formua në vitet e çmimeve të larta të naftës. Po cilët janë të ashtuquajturit "rusë të mesëm"? Sipas mendimit të sociologëve, përfaqësuesit e segmentit avangard të klasës së mesme ruse i karakterizojnë nga 4 tipare bazë: arsimi i mesëm, punësimi i vazhdueshëm, i rregull, puna me karakter jo fizik, pozitat drejtuese. Këta janë njerëz që dinë të vlerësojnë maksimalisht kohën e tyre dhe kohën e të tjerëve. Për punën e shpejtë dhe me cilësi të lartë ata janë të gatshëm të paguajnë më shumë se sa kosto mesatare e mallit apo shërbimit të kërkuar. Ndërsa kjo do të thotë, se gradualisht po spostohet, po eliminohet segmenti i konsumit të cilësisë së ulët, i cili lulëzoi bijshëm në vitet 90-të. Dhe para për këtë "rusët e rinj të mesëm" kanë. Niveli i të ardhurave të kësaj kategorie njerëzish, sipas deklaratave të vetë respondentëve, si rregull, ka karakter të ulët dhe luhatet në kufijtë e 12 mijë rublave në muaj për çdo anëtar të familjes (afro 300 euro). Gjatë kësaj, etaloni i cilësisë së jetesës, sipas mendimit të qytetarëve rusë, kërkon rroga që të kapin shumë deri në 42 mijë rubla (më pak se 1000 euro). Presidentja e kompanisë së konsalltingut "Staraja plloshad" ("Sheshi i vjetër") Svetllana Kollosova shprehet mbi ndryshimin ekzistues në qendrimin, raportin me botën që na rrethon midissipërmarrësve rusë dhe atyre të huaj: "Klasa e mesme ruse përbëhet nga njerëz të cilët shpresojnë për më mirë, por që presin më të keqen. Ose që përgatiten për më të keqen. Domethënë,  ne mund të themi se në Perëndim përfaqësues të klasës së mesme janë nëpunësit, memaxherët e nivelit të mirë ose të biznesit të vogël. Këta janë njerëz që jetojnë në një cikël krejtësisht të kuptueshëm. Ata e kanë plotësisht të qartë se ku mund të merren paratë, si të zhvillohet biznesi, kush mund ti japë mbështetje. Dhe një gjë e tillë ndodh tashmë që prej shekujsh, brez pas brezi. ndërsa tek ne tablloja është krejtësisht tjetër. Shumë persona e filluan biznesin e tyre 10-15 vite më parë. Dhe ata nuk kanë përvoje jetë, një perceptim të qartë të asaj se si të avancojnë më tej që të rregullohen sa më mirë në aktivitetin e vet", shprehet Svetllana Kollosova.