Sberbanka e Rusisë i paraqiti gjigandit amerikan të automobilave "General Motors" një llogari shumëmilionëshe dëmshpërblimi për marrëveshjen e prishur në lidhje me ujdinë e shit-blerjes së kompanisë gjermane të automobilave Opel. Banka kryesore ruse mori pjesë në këtë marrëveshje së bashku me firmën kanadeze-prodhuese të pjesëve të këmbimit "Magna". Negociatat tejet të vështira zgjatën 9 muaj për këtë marrëveshje, u përpiluan 9 mijë faqe të kontratës për shitjen, që u noterizua nga noterët, dhe çdo gjë dukej sikur po shkonte drejt shitjes përfundimtare të ndërmarrjes. Sberbanka e Rusisë duhet të bëhej zotëruesja e 55 % të aksioneve të Opelit. Sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje së bashku me paketën e aksioneve në duart e zotëruesve të rinj do të dorëzohej edhe shumica e projekteve të përpunimeve teknike të prodhuesit gjerman të automobilave. Këto teknologji Sberbanka, si zotëruese e gjysmës së paketës së sipërpërmendur, kishte ndërmend t'ia dorëzonte prodhuesve rusë të automobilave, në veçanti, kompanisë "GAZ". Kjo marrëveshje mund të bëhej një hop cilësor për industrinë ruse të automobilave, mendon Drejtori i Qendrës së studimeve gjermane Vlladisllav Bjellov: "Ky mund të ishte investimi i parë i rëndësishëm rus në industrinë gjermane të automobilave, i cili mund të lejonte marrjen e aksesit në teknologjitë bashkëkohore, dhe jo vetëm në teknologjitë që kanë të bëjnë me prodhimin e automobilave, por edhe në teknologjitë drejtuese, administruese. Pikërisht në ato know-how, që sipas mendimit tim, i mungojnë industrisë ruse të automobilave jo vetëm në ndërmarrjet e montimit, por edhe furnizuesve të pjesëve përbërëse të automobilave. Por amerikanët papritur ndryshuan mendje. Refuzimi i "General Motors" për ta shitur Opel-in vetëm disa ditë përpara nënshkrimit të dokumeteve u bë e papritur si për konsorciumin "Magna-Sberbank", po ashtu edhe për autoritetet e Rusisë dhe Gjermanisë. Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin deklaroi mbi "sjelljen mospërfillëse" ndaj Rusisë nga ana e GM. Menjëherë pas prishjes së marrëveshjes përfaqësuesit e konsorciumit "Magna-Sberbank" shpallën se do të kërkojë nga "General Motors" kompensimin për shpenzimet e përpilimit të marrëveshjes. Firma kanadeze "Magna" e bëri këtë gjë gati menjëherë, kurse Sberbanka e Rusisë nga ana e vet i propozoi GM ti kompensojë asaj vullnetarisht shpenzimet. Ndërkaq, siç vuri në dukje atëherë Kreu i Bankës German Gref, në qoftë se prodhuesi amerikan i automobilave nuk do të reagojë ndaj kësaj kërkese, atëhere Sberbanka është gati të mbrojë të drejtat e veta në gjyq. Tani Sberbanka e përcaktoi shumën e kompensimit për dëmin që iu shkaktua asaj. Sipas mendimit të Vlladisllav Bjellovit, Sberbanka e vlerëson shumën e mjeteve financiare të shpenzuara për përgatitjen e marrëveshjes në fjalë deri në 100 milionë dollarë, kurse sipas të dhënave të tjera deri në 100 milionë euro. Kompensimi i shpenzimeve me anë të gjyqit ose pa të, sipas mendimit të analistëve, do ti vërë  pikën marrëveshjes së parealizuar për shitjen e Opelit. Por kjo nuk do të thotë aspak, se Rusia do të pësojë humbje të mëdha. Sberbanka do të marrë kompensimin që i takon. Rusia do të nxjerrë mësim nga kjo histori. Gjatë kësaj "General Motors" do të ruajë aktivitetin e vet prodhues në Rusi. Përveç kësaj, në vjeshtën e vitit 2009 u morr vendimi që në vend të hapi kapacitete e veta prodhuese firma "Magna". Kjo firmë duke qenë furnizuesja më e madhe e pjesëve përbërëse të automobilave, me kushte të caktuara, është gati tu dorëzojë prodhuesve rusë know-how e veta teknike.