Simboli "më i madh" i vitit 2010-tigri i Amurit-do ti gëzojë të gjithë ata që do të vizitojnë zooparkun e Moskës në ditët e festave të fundvitit. Dy bukuroshë të rinj-një mashkull dhe një femër-mbërritën tashmë në zooparkun e Moskës nga qendra zooteknike e periferive të kryeqytetit rus. Ata e kanë të vështirë tani për tani të mësohen me numrin e madh të vizitorëve. Në qendrën zooteknike ata u rritën të izoluar, por bile edhe në natyrë këto kafshë janë tepër të kujdesshme. Rojtarëve të pyjeve të Lindjes së Largët, praktikisht, rrallëherë u jepet rasti të shohin tigrin në pyll, vetëm duke u orientuar nga gjurmët ata mund të përcaktojnë se ç'kafshë ka kaluar. Pritat fotografike janë ato që ndihmojnë për filmimin e këtyre maceve të egra fort të rralla. Jetojnë tigrat e Amurit jo vetëm në Lindjen e Largët, por edhe në zonën verilindore të Kinës. Këto janë përfaqësuesit më të mëdhenj të familjes së maceve në planet. Por, pavarësisht nga masa e madhe trupore, këto kafshë vrapojnë shumë shpejt dhe lëvizin pa u ndjerë. Ato janë shumë të zgjuara, dinake, nuk i tremben ujit, notojnë për mrekulli dhe preferojnë zënien e peshkut. Kjo lloj kafshe grabitqare ndodhet nën mbrojtje: gjithësej në liri kanë mbetur rreth 500 të tilla. Në zooparkun e Moskës për tigrat e rinj u përpoqën të krijonin kushte sa më të përshtatshme duke i vendosur ata për banim në zonën e quajtur "Ishulli i kafshëve", thotë bashkëpunëtorja e zooparkut Natalia Istratova: "Vendi ku u vendosën tigrat ngjason paksa me një kështjellë të vjetër, apo me njëfarëlloj kodre të pazakontë. Rreth e përqark kësaj kodre janë vendosur kafazet e kafshëve. Territori i rrethuar më i madh është pikërisht ai i tigrave të Amurit - 600 metra katrorë. Ja në një sipërfaqe të tillë dhe jetojnë tani tigrat. Banorët e rinj të zooparkut janë individualistë të vërtetë. Ata bile edhe shëtisin gjithësejcili në qejf të vet. Ndërsa kur qëllon të ndeshen me njëri tjetrin nuk i shmangen dot grindjes, venë në dukje bashkëpunëtorët e zooparkut. Por tani, me sa duket nga të gjitha, mbaroi periudha e jetës së qetë për tigrat e Amurit. Në Vitin e Tigrit (sipas kalendarit kinez) ata do të jenë favoritë të vërtetë. Edhe vizitorët e zooparkut duan të kënaqin syrin me gjigandët vija-vija, edhe grupet e televizionit nuk do ti lënë jashtë vemendjes ata. Vërtet, tigrat e Amurit nuk nxitojnë të bëhen heronj të ekranit. Shpesh herë ata mbajnë një qendrim tejet agresiv ndaj kamerave, tregon Natalia Istratova: "Tigri në territorin e vet të zooparkut filloi gjyetinë e vërtetë ndaj këtyre kamerave. Ai fshihej pas trungjeve të pemëve që rriten në vendbanimin e tij, pastaj hidhej me vërtik prej andej dhe përpiqej të godiste e putër kamerën. Megjithëse ai e kuptonte për mrekulli, se ai hedek që ekzistonte midis territorit të tij dhe vendit ku ishte vendosur kamera, është i pakapërcyeshëm për të". Në zooparkun e Moskës e gjetën megjithatë mënyrën se si ta kompensojnë mosdëshirën e tigrave për komunikim, i cili është kaq i dëshirueshëm për vizitorët e tyre. "Gjatë gjithë javës së festave të fundvitit, - tregojnë në shërbimin informativ të zooparkut, - tek ne do të zhvillohet shfaqja e teatralizuar me kuklla të përmasave sa një bojë njeriu apo kafshe, në të cilat njerëzit do të luajnë rolin e tigrave dhe kafshëve të tjera". Ndërsa do të quhet ajo kështu: "Tigri i vogël me emrin "Viti i Ri". Por megjithatë dhurata më e mirë për vizitorët e zooparkut në Vitin e Tigrit do të bëhet mundësia për të parë me sytë e vet grabitqarët më të rrallë të planetit-tigrat e Amurit.