0Më shumë se 50 mijë rusë do ta festojnë Vitin e Ri në trenat e itenerarëve të largët. Siç njoftoi shërbimi informativ i "Rrugëve hekurudhore të Rusisë", vagonat për pasagjerë do të zbukurohen me pemë të Vitit të Ri dhe me shirita ngjyra-ngjyra, ndërsa me radio do të transmetohen urimet muzikore. Në vagonat-restorante udhëtarëve do ti ofrohet menuja festive. Natën duke gdhirë 1 janari nëpër gjithë Rusinë do të lëvizin 554 trena për pasagjerë.