0Rusia në vitin 2009 vendosi rekord të ri botëror për numrin e lëshimeve kozmike, duke e tejkaluar treguesin e vitit të kaluar, i njoftoi radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Kreu i agjencisë kozmike të Rusisë Anatolij Perminov. Gjithsej u realizuan 33 lëshime, pothuajse 1.5 herë më shumë se në SHBA. Sipas fjalëve të Perminovit, Rusia në vitin 2009 nga vendi i gjashtë u rendit në të katërtin në botë përsa i përket vëllimit të financimeve të programit kozmik. Vendin e parë e zuri SHBA, të dytin-Agjencia kozmike europiane dhe në vendin e tretë u rendit Kina.