0Komisaria  supreme e OKB-së për të drejtat e njeriut Navanethem Pillay është e shokuar nga ushtrimi i dhunës në Iran gjatë këtyre ditëve të fundit dhe i bën thirrje Teheranit ti japë fund  rasteve të përdorimit të tepruar të forcës nga ana e organeve të ruajtjes së rendit. Pillay shprehu gjithashtu shqetësim në lidhje me njoftimet që vijnë vazhdimisht nga Irani për arrestimin e aktivistëve politikë, gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut.