0Në Moskë tashmë nuk janë aspak të prirur të dënojnë futjen e trupave sovjetikë në Afganistan 30 vjet më parë, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ Andrei Nesterenko. Ai kujtoi, se në fillim të viteve 1990 ky aksion u dënua nga udhëheqja ruse si i paligjshëm, që binte në kundërshtim me  normat e së drejtës ndërkombëtare dhe si i tillë që çoi në vrasjen e njerëzve. Sot, këto ngjarje perceptohen në mënyrë krejt tjetër, tha diplomati. Sipas fjalëve të tij, vendi ynë jo vetëm luftoi në Afganistan, por dhe  ndërtoi atje. Që nga viti 1954 deri në 1989 me ndihmën financiare dhe teknike të Bashkimit Sovjetik në Afganistan u ndërtuan më shumë se 140 objekte që hodhën themelet e ekonomisë afgane.