0Afro 20 organizata kryesore opozitare të Gjeorgjisë nënshkruan Mesazhin drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimin e të gjitha zgjedhjeve të ardhshme në vend nën vëzhgimin e kësaj organizate. Lidere e kësaj iniciative  është Partia Laboriste e kryesuar nga Shallva Natellashvili. Sipas mendimit të tij, në qoftë se në Gjeorgji, zgjedhjet nuk do të zhvillohen nën vëzhgimin e një arbitri neutral, atëherë ato s'kanë se si të jenë të lira dhe demokratike, sepse në to nuk mbrohen të drejtat e zgjedhësve.