0Në Moskë tashmë nuk janë aspak të prirur të dënojnë futjen e trupave sovjetikë në Afganistan 30 vjet më parë, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ Andrei Nesterenko. Ai kujtoi, se në fillim të viteve 1990 ky aksion u dënua nga udhëheqja ruse si i paligjshëm, që binte në kundërshtim me  normat e së drejtës ndërkombëtare dhe si i tillë që çoi në vrasjen e njerëzve. Sot, këto ngjarje perceptohen në mënyrë krejt tjetër, tha diplomati. Sipas fjalëve të tij, vendi ynë jo vetëm luftoi në Afganistan, por dhe  ndërtoi atje. Aktualisht, Rusia merr pjesë në mënyrë aktive në operacionet ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit të drogës në Afganistan, vuri në dukje Nesterenko.