0Kryeministri Vladimir Putin miratoi projektin ndërqeveritar të marrëveshjes me Osetinë e Jugut për udhëtimet e ndërsjellta pa viza të shtetasve të të dy vendeve. MPJ e Rusisë u ngarkua me detyrën e nënshkrimit të këtij dokumenti. Në fillim të dhjetorit Presidenti Dimitri Medvediev shprehu shpresën, se në perspektivë regjimi i vizave do të anulohet edhe me Gjeorgjinë. Rusia është vendi i parë që njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut, e cila u shpall në gusht të vitit 2008 pas agresionit të Gjeorgjisë kundër kësaj republike kaukaziane.