026 marinarë rusë mund ta kalojnë Vitin e Ri nën robërinë e piratëve somalezë, njoftuan në Internet-botimin e "Buletini detar". Aktualisht banditët detarë kanë rrëmbyer 23 rusë nga ekuipazhi i anijes "Taj Junion", e cila u rrëmbye dy muaj më parë në Oqenin Indian, jo shumë larg ishujve Sejshele. Të martën piratët zaptuan cisternën "James Park", në ekuipazhin e të cilës ishin 3 qytetarë të Rusisë. Anija me gati 13 mijë tonë kimikate në bord po lundronte nëpërmjet Gjirit të Adenit nga Spanja për në Tailandë.