0Ndalimi i importit të mishit të shpendëve, të përpunuar me klor, do të hyjë në fuqi në Rusi që nga data1 janar. Për këtë deklaroi Kryemjeku sanitar i vendit Gennadi Onishenko. Sipas fjalëve të tij, përdorimi i klorit gjatë përpunimit të mishit të shpendëve i jep atij cilësi të dëmshme dhe është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Klori gjatë përpunimit të mishit të shpendëve është i ndaluar në BE. Shumica dërrmuese e ndërmarrjeve ruse tashmë ka kaluar në përdorimin e teknologjive të reja.