0Udhëheqja ruse do të vazhdojë luftën kundër krizës edhe gjatë vitit të ardhshëm. Plani i masave të reja do të diskutohet në mbledhjen e Presidiumit të qeverisë, të cilën do ta zhvillojë Vladimir Putin në Moskë  Në konferencën e vet për shtyp ai nxorri përfundimet e vitit në mbarim. Ngjarje kryesore Kryeministri quajti kapërcimin e rreziqeve kryesore të krizës: moslejimin e rritjes së papunësisë dhe shpëtimin e sistemit bankar. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e vendit në fillim të dhjetorit Putin deklaroi, se megjithëse kulminacioni i krizës kaloi, dukuritë e tronditjeve dhe oshilacioneve në ekonominë botërore dhe ruse vazhdojnë ende të ruhen dhe për kapërcimin e tyre do të nevojiten shumë kohë, përpjekje dhe mjete financiare.